Reperi i njohur me famë botërore, Malik B ka humbur jetën në moshën 47-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur grupi i tij, "The Roots", me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Jemi me zemër të thyer dhe sy të përlotur që t’ju informojmë me keqardhje për ikjen e vëllait tonë të dashur dhe anëtarit të Roots, Malik Abdul Basit. Mund të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj Islamit, vëllazërimin e tij të dashur dhe inovacionin e tij si një nga MC-të më të talentuar të të gjitha kohërave. Ne kërkojmë që ju të respektoni familjen e tij në kohën tonë të zisë për një humbje kaq të madhe”, ka njoftuar grupi.

Shkaku i vdekjes së 47-vjeçarit nuk është bërë ende i ditur, por humbja e tij ka tronditur miqtë, familjen dhe të gjithë publikun.

