Nga Shqipëria / E Enjte 30 Korrik 2020, 18:06

Pozitiv me Koronavirus, reagon deputeti Eljo Hysko: Ja si është gjendja e tij

Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko është infektuar nga Koronavirusi dy ditë më parë. Pas qarkullimit të lajmit në media, Hysko ka reaguar me anë të një postimi në trjete sociale.

Ai shkruan se pas trajtimit mjekësor është në gjendje të mirë shëndetësore. Deputeti shprehet se virusi është i rrezikshëm dhe ka pasoja serioze, andaj iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat.

"Të dashur miq,

Ju falenderoj nga zemra për interesimin e sinqertë ndaj meje dhe familjes time pas publikimit të lajmit në media.

Fatmirësisht gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë. Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun dhe punojnë për të shpëtuar jetë.

Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjenën personale.

Le t’i japim një dorë mjekëve në punën e tyre duke u bërë edhe më të kujdesshëm në jetën tonë të përditshme”, ka shkruar ai.