Këtë të enjte kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit një ekip mjekësh dhe infermierësh nga Italia, për t'i ardhur në ndihmë Shqipërisë në luftën ndaj Koronavirusit.
Task Forca e Emergjencave Civile italiane përbëhet nga gjashtë ekspertë dhe do të veprojë për 14 ditën në Shqipëri. Grupi i mjekëve përbëhet nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut të Puglia-s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut të Lazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes.
Krahas tyre, shteti fqinj ka nisur në ndihmë të mjekëve 500.000 maska kirurgjikale të llojit II.
