Nga Shqipëria / E Enjte 30 Korrik 2020, 17:05

'Hana e kërkoi', Loredana i vë veshin të bijës dhe bën tatuazhin e veçantë në krah

Reperja e njohur, Loredana është e apasionuar pas tatuazheve. Ajo numëron disa të tillë në trupin e saj dhe gjithësecili me një kuptim të veçantë.

Së fundmi, Loredana ka realizuar një të ri, por me kërkesën e së bijës. Ajo ka gdhendur një panda të vogël dhe shumë të lezetshme në krahun e saj.

Reperja ka publikuar në Instastory një foto ku tregon tatuazhin, krahas së cilës shkruan: "Hana e kërkoi prandaj e bëra".