Nga Shqipëria / E Enjte 30 Korrik 2020, 16:04

Koronavirusi i merr jetën 4 qytetarëve, mes tyre një 31-vjeçari

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin 4 qytetarë.

Fatkeqësisht virusi nuk ka kursyer as një të ri 31-vjeçar nga Tirana, i prekur me Covid-19, që vuante nga diabeti dhe ka ndërruar jetë në spitalin "Shefqet Ndroqi".

Nuk e kanë fituar betejën me Covid-19 edhe 3 qytetarë të tjerë, një 69-vjeçar nga Shkodra, një 76-vjeçare nga Fier dhe një 85-vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve. 

Aktualisht në spitalet "Shefqet Ndroqi" dhe "Infektiv", po trajtohen 124 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 7 të intubuar.