Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e madhe dhe Shijak.
Aktualisht në spitalet "Shefqet Ndroqi" dhe "Infektiv", po trajtohen 124 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 7 të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.
