Nga Shqipëria / E Enjte 30 Korrik 2020, 11:11

E dhimbshme! Ndërron jetë një tjetër mjek shqiptar nga koronavirusi

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe mjeku familjar, Kujtim Zarari ka humbur betejën me Covid-19.

Kjo është konfirmuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, ku i ndjeri ishte edhe anëtar i kuvendit. Gjendja e të ndjerit ishte përkeqësuar ditëve të fundit dhe po trajtohej në Spitalin e Gjakovës.

Zarari, 51-vjeç, i shtohet listës së mjekëve të cilët kanë vdekur për shkak të Covid-19.

Burimi: top-channel.tv