Nga Shqipëria / E Enjte 30 Korrik 2020, 09:09

Kosovë/ Ndërron jetë nga koronavirusi, vetëm 27 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë. Një djalë i ri 27-vjeçar ka ndërruar jetë, si pasojë e Covid-19. Lajmin e bën me dije kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook. 

Kastrati e përshkruan 27 vjeçarin si një djalë shembullor dhe bën apel që të gjithëve të respektojnë masat.

Statusi i Qëndron Kastratit: Një djalë të ri kamenicas sot na e morri virusi i zi. Vështirë të gjenden fjalë për familjen, të cilëve iu shprehë dhimbjen më të sinqertë për këtë humbje! Ju qoftë i paharruar kujtimi për Bersantin, djalë shembullor, profesionist i mprehtë, e shok i dashur.
Të dashur qytetarë, jam i vetdijshëm për mënyrën se si organizohemi si komunitet; për respektin; modestinë e dashurinë. Kam qenë vet i pranishëm në situata ku tjetri nga keqardhja, apo ndjenja e respektit ka menduar që zgjatja e dorës është e duhur. Ju lutem mos e bëni një gjë të tillë. Respekt sot është të mos ia zgjatësh dorën tjetrit.
Secili prej nesh jemi ushtare ne luften e perbashket kunder ketij virusi. Sonte e humbem nje beteje, por luften duhet ta fitojme!
Ju lutem shumë, mbajeni distancën; mos folni për dore; dhe mbajeni higjienën shumëfish më shumë se më parë; kufizoni lëvizjet maksimalisht.