Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Korrik 2020, 23:11

E rëndë në Elbasan/ E plagosën me thikë, 23-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Një 23-vjeçar është gjetur i plagosur në një rrugicë në lagjen "Emin Matraxhiu". Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

“Rreth orës  22:10, në lagjen  “Emin Matraxhiu”, Elbasan,  në rrethana ende të paqarta në një rrugicë të kÄ?saj lagjeje  është gjetur një shtetas rreth 23 vjeç  i plagosur me mjet të mprehtë ( thikë),  i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht  vijon krehja e zonÄ?s për kapjen e autorit/ëve

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes  me qëllim  idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, ka njoftuar policia.

Burimi: "Abc News"