Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Një 23-vjeçar është gjetur i plagosur në një rrugicë në lagjen "Emin Matraxhiu". Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
“Rreth orës 22:10, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta në një rrugicë të kÄ?saj lagjeje është gjetur një shtetas rreth 23 vjeç i plagosur me mjet të mprehtë ( thikë), i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht vijon krehja e zonÄ?s për kapjen e autorit/ëve
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, ka njoftuar policia.
Burimi: "Abc News"
