Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Korrik 2020, 21:09

Dyshoni se keni Koronavirus? Manastirliu tregon si duhet të veproni (Video)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjete sociale një video rreth Koronavirusit. Në videon në fjalë tregohen hapat që duhet të ndiqen nga personat që dyshojnë se janë infektuar.

Fillimisht, këto persona duhet të vizitojnë faqen online për Covid-19, për të verifikuar simptomat e tyre. Më pas duhet të plotësojnë një formular duke përshkruar gjendjen e tyre shëndetësore.

Pas plotësimit të formularit, do të udhëzohen automatikisht nëse kanë Covid-19 dhe duhet të ndiqen nga mjeku i familjes, nëse duhet të telefonojnë numrin e gjelbër apo 127 për urgjencën mjekësore.