Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Korrik 2020, 20:08

Aww: Sara flet për herë të parë për shtatzëninë dhe ndan foton e ëmbël me dorën te barku

Çifti shumë i dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha konfirmuan para pak ditësh se do të bëhen prindër për herë të parë. Sara është në pritje të ëmbël dhe dyshja do të bëhen me vajzë.

Vetëm së fundmi, bukuroshja ka publikuar në rrjete sociale foton e parë me barkun e rrumbullakosur. Ajo ka veshur një set ngjyrë bojëqielli dhe ka vendosur dorën te barku i rrumbullakosur.

Me atë të mbishkrimit që i ka lënë fotos, Sara ka treguar se kjo periudhë është shumë emocionuese për të. "Kjo është shumë emocionuese", ka shkruar ajo, duke e shoqëruar me emojin e një ëngjëlli.