Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Eni Koçi prej një viti i ka munguar tregut muzikor. Mirëpo, vetëm së fundmi ajo ka lajmëruar rikthimin e saj të fuqishëm.

Eni ka publikuar një foto nga Instagram, duke njoftuar se shumë shpejt do të publikojë një këngë të re. Kënga do të jetë bashkëpunim por ende nuk dihet se me kë.

"Kënga e re ft...?? Të shohim kush po e gjen", ka shkruar këngëtarja krahas fotos, teksa hamendësimet nga ana e ndjekësve kanë qenë të shumta.






