Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Korrik 2020, 19:07

E trishtë/ Familja e këngëtarit shqiptar në zi, ndahet nga jeta i ati

Këngëtari Shkëlzen Jetishi, i njohur si Xeni, ka humbur këtë të mërkurë një ndër njerëzit e tij më të shtrenjtë. Babai i tij ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari. Ai ka publikuar një foto pranë të atit në rrjete sociale. “Sot u nda nga ne babai ynë Sokol Jetishi”, ka shkruar ai krahas fotos.