Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec. Roja e një pike grumbullimi hekur-nikel, 66 vjeç, është rrahur barbarisht nga tre persona. Ato e kanë goditur me mjete të forta dhe leva.
66-vjeçari ka përfunduar me duar të thyera, me krah të thyer dhe me goditje në kokë. Ai është transportuar fillimisht në spitalit e Pogradecit dhe më pas në kryeqytet, për shkak të gjendjes së rëndë.
"Ora News" shkruan se sipas burimeve njëri ndër tre personat është nipi i 66-vjeçarit, i cili është shoqëruar në polici. Familjarët kanë treguar se ai ka pasur një konflikt një javë më parë me të.
Burimet kanë shtuar se nipi trajtohet me KEMP për probleme mendore dhe po ashtu ka qenë disa herë në burg për vjedhje.
Burimi: "Ora News"
