Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Korrik 2020, 17:05

Flakë! Enca dhe Don Xhoni thyejnë rrjetin me këngën e re

Këngëtarja e njohur, Enca dhe reperi i ri shqiptar, Don Xhoni kanë publikuar këngën e tyre më të re, të titulluar "Break Down". Ky bashkëpunim ishte paralajmëruar prej kohësh dhe po pritej me padurim nga fansat.

Ndonëse ka vetëm disa minuta që është publikuar, klikimet dhe komentet tregojnë se "Break Down" po pritet shumë mirë nga publiku. Si për tekstin e këngës, ashtu dhe për muzikën janë kujdesur vetë Enca dhe Don Xhoni.

Muzika është shumë ritmike, ndërsa videoklipi tipik veror.