Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Korrik 2020, 16:04

Manastirliu: Mbyllen diskot e klubet e natës, pezullim aktiviteti kush thyen masat

Qeveria do të ashpërsojë dënimet kundër diskove dhe klubeve të natës që hapen, të cilat kanë urdhër të qëndrojnë të mbyllura. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se bizneset që gjehen hapur do t’i pezullohet licenca për një periudhë një-vjeçare:

“Ndryshimet dhe shtesat në aktin normativ sa i përket periudhës së pandemisë vijnë pasi duam të vendosim detyrimin për diskot, klubet e natës që kanë pasur detyrim që në krye të herës që të mos hapen.

Është vënë re që jo të gjithë e kanë zbatuar urdhrin, duke u kthyer në vatra infeksioni. Detyrimi tani çon deri në pezullim aktiviteti 1 vjecar kur këto subjekte nuk i binden asnjë ligji", tha Manastirliu.

Ministrja i bëri apel të rinjve që të tregojnë më shumë kujdes pasi janë përgjegjës për përhapjen e virusit tek familjarët.