Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Korrik 2020, 17:05

Lum familja për të! Tayna iu ndërton prindërve një shtëpi të re (Pamje)

Ndonëse në një moshë të re, Tayna është kthyer në një ndër reperet më të suksesshme në vend. Të gjithë famën dhe suksesin, 23-vjeçarja ua ka dedikuar prindërve të saj.

Përmes një postimi në Instastory, Tayna ka zbuluar se po ndërton një shtëpi të re për prindërit, si dhuratë për gjithçka kanë bërë për të. Ajo ka publikuar pamje në Instastory, duke treguar se ndërtimi i shtëpisë ka filluar.

“Vetëm 23 vjeçe dhe kam gjithçka që kam dashur gjithmonë. Po ndërtoj shtëpi të re, si dhuratë për prindërit. Falënderuese”, ka shkruar Tayna krahas fotos.