Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Korrik 2020, 16:04

Bebushja po vjen: Sara fotografohet me barkun e rrumbullakosur gjatë pushimeve

Pak ditë më parë Ledri Vula dhe Sara Hoxha konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë. Përmes një videoje në rrjete sociale, çifti zbuluan se janë në pritje të një vajze.

"Jom ka des sytë me t'i pa", shkruante Ledri krahas videos. Përgjatë këtyre ditëve Sara i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale, mirëpo nuk u ka shpëtuar dot paparacëve.

"Lajmi.net" ka publikuar një foto të bukuroshes gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë. Ajo shihet e ulur në një kafe dhe në sy bie barku i rrumbullakosur.