Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Korrik 2020, 15:03

Këngëtari shqiptar infektohet me koronavirus: Jam i shtrirë, po trajtohem

Një tjetër personazh i njohur shqiptar është infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për këngëtarin Art Abazi, i cili përmes një postimi në Instastory ka deklaruar se është konfirmuar pozitiv.

Arti shkruan se tashmë është më mirë se dje dhe është izoluar në shtëpinë e tij.

"Miq pas problemeve shëndetësore nga dita e diel jam i shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënshtrova testit dhe sot mora njoftimin nga IKShpk se unë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. 

E rëndësishme është që sot jam shumë më mirë se dje. Përmes kësaj informate dua t'ju lus për respektin e rregullave. Mbani distancën, për ta mbrojtur veten dhe familjen! Shëndet e dashuri për ju! Shihemi së shpejti", shkruan Arti.