Ditën e djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se është infektuar me koronavirus. Veliaj bëri të ditur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tani e tutje do të vazhdojë punën nga shtëpia.
Ndërkohë kryeministri Rama ditën e sotme teksa ndodhej në Lezhë për inspektime të disa bizneseve në këtë zonë, komentoi edhe lajmin për infektimin me Covid-19, të kryebashkiakut Veliaj.
“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama.
Burimi: abcnews.al

