Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Korrik 2020, 10:10

Shpërthen Dafina Zeqiri: T’ju vijë turp që i thoni vetes patriotë

Dafina Zeqiri është një ndër personazhet e shumtë që i është bashkuar thirrjes që “Apple” të vendosë Kosovën në hartë dhe t’i japë vendin që i takon. Së fundmi Dafina është revoltuar sepse ka pritur më shumë reagime nga shqiptarët.

Këngëtarja shkruan në Instastory se duhet t’i vijë turp personave që rrinë gjatë gjithë kohës në telefon, por nuk bëjnë qoftë edhe një postim për Kosovën.

“Duhet me ju ardh marre juve qe i thuni vetes “patriota” e s’po keni “vakt” me hi online n’telefon (aty ku rrini ton diten e naten e gjat tu e kesh njoni tjetrin ma shume se qe e suportoni). Postoni selfies e merrni “likes” a mi jep veq pak zorr as zorr jo me postu per t’drejtat tona n’Kosove jo?”, ka shkruar këngëtarja.