Presidenti i Rajonit të Puglia, Michele Emiliano gjatë një konference bëri të ditur se rajoni i Puglias do të ndihmojë Shqipërinë në përballimin e pandemisë së koronavirusit.
“Mund të njoftojmë se kemi pasur nderin e madh nga qeveria italiane, nga Departamenti i Mbrojtjes Civile dhe natyrisht edhe nga Ministri Boccia i cili koordinon këtë lloj aktiviteti në selinë rajonal, për tu ngarkuar me kryerjen e një misioni për të mbështetur sistemin shëndetësor shqiptar në luftën kundër Covid bazuar në përvojën që kemi pasur në Itali", tha Emiliano.
"Disa ditë më parë bëra kontakte me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të cilit i ofruam ndihmën tonë. Pas rregullimit të të gjitha procedurave, Task Forca për Mbrojtjen Civile, e mishëruar nga Mbrojtja Civile puliane, do të niset për në Shqipëri për të dhënë saktësisht kontributin tonë", u shpreh ai.
