Vendi ynë vijon të regjistrojë shifra të larta infektimesh me COVID-19. Kreu i urgjencës kombëtare Skënder Brataj i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv u shpreh se tashmë vendi ka shifra të larta për shkak të hapjes së vendit dhe aktiviteteve, por që pas 3-4 javëve do të shënojmë ulje të kurbës të të infektuarve.
"Sot janë ato që e kemi thënë disa herë që lirimi i masave do rrite rastet dhe do të kishte më shumë vdekje. Jemi ende në ato efekte, tani do të kemi pasojat e korrikut të transportit, por të gjithë duhet të respektojmë rregullat. Këto të rinj do të sjellin prindërit dhe gjyshërit e tyre. do t'i lutesha këtyre moshave që të ruajnë distancën, të respektojmë rregullat. Nëse respektohen do të ulet në masë shpërndarja e virusit brenda dy javësh. Sistemi shëndetësor nuk është problem më gjendjen se kemi, pais kemi dhe Covid 2. Tani edhe spitalet rajonale janë të përgatitura për të ndihmuar. Me lirimin e masave pas 2-3 javësh, pati një ulje të vigjilencës nga të gjitha moshat dhe dihet që efekti do jepet dy javë më pas. Pas 3-4 javësh do të tregojë uljen të rasteve", tha Brataj.
"Nuk më shqetëson shumë hapja e pishinës pasi aq janë në Shqipëri krahasuar me diskot që janë në çdo cep. Uji i pishinës është me klor dhe në këtë mënyrë e vret virusin. Edhe mbyllja e lokaleve të natës ka të bëjë në numrin e lartë të infektuarve, kur numrit do ulet sigurisht që dhe ato do hapen. Në lokal nate je shumë ngjitur dhe ti nuk mund të rrish dot me maskë aty", tha Brataj.
