Nga Shqipëria / E Martë 28 Korrik 2020, 19:07

Nga pushimet me familjen, Ardit Gjebrea i bën dedikimin emocionues bashkëshortes dhe vajzës

Moderatori shumë i dashur për publikun, Ardit Gjebrea këto ditë ndodhet në jug të vendit së bashku me familjen e tij, bashkëshorten Anila dhe vajzën, Ana. 

Ditën e sotme Arditi ka publikuar një foto të Anilës dhe Anës ku nënë e bijë shfaqen të përqafuara gjatë udhëtimit me varkë dhe shkruan: "Gjithçka kam".

Në një tjetër postim Arditi filmon bashkëshorten dhe shkruan se ajo është dhuratë nga Zoti.

Moderatori po i kalon kaq bukur pushimet dhe nuk ka ngurruar të postojë foto e video të shumta.