Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has dhe Klos dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe dhe Bulqizë.
Aktualisht në spitalet "Shefqet Ndroqi" dhe "Infektiv", po trajtohen 123 pacientë, 22 në terapi intensive dhe 7 të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2789, që nga fillimi i epidemisë.
