Nga Shqipëria / E Martë 28 Korrik 2020, 14:02

Miratohet protokolli për lejimin e pishinave, distancë 3.5 metra

Inspektorati i Shëndetit Publik ka miratuar protokollin për lejimin e pishinave në ambiente të hapura. Pishinat aktualisht vijojnë të jenë të ndaluara dhe tashmë pritet firma e fundit nga ministrja e Shëndetësisë që të futet në fuqi.

Cilat janë kushtet? Report Tv mëson se stafi që ka kontakt me vizitorët duhet të ketë maskë të detyrueshme, duhet të bëhet filtrimi i ujit, dezinfektimi i ambienteve, matje e temperaturës për punonjësit dhe vizitorët, por mbi të gjitha distanca mes çadra duhet të jetë 3.5 metra. 

Burimi: Shqiptarja.com