Nga Shqipëria / E Martë 28 Korrik 2020, 09:09

Erion Veliaj infektohet me Covid-19, ja si është gjendja shëndetësore e kryebashkiakut

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është infektuar me koronavirus. Lajmi u bë i ditur pak minuta më parë nga vetë Veliaj, përmes një postimi në Facebook. Veliaj shkruan se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tani e tutje do të vazhdojë punën nga shtëpia.

"Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.
Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!
Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!", shkruan Veliaj.