Nga Shqipëria / E Hënë 27 Korrik 2020, 23:11

Koronavirusi po bën kërdinë në Kosovë: Në këto 13 komuna kufizohet lëvizja e qytetarëve

Përgjatë javëve të fundit, Kosova është përballur me një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve me Koronavirus, si dhe të viktimave. Vetëm në 24 orët e fundit u raportuan 276 raste të reja dhe 6 humbje jete.

Kjo ka shtyrë qeverinë e Kosovës të ashpërsojë masat për përhapjen e pandemisë. Duke filluar nga nesër, nga ora 22:30 deri në orën 5:00 në 13 komuna të Kosovës është e ndaluar lëvizja.

Komunat janë: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë.

Qytetarët e këtyre komunave mund të lëvizin vetëm në rast se kanë raste urgjente.