Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është shënuar një numër rekord i rasteve të reja me Koronavirus, 276 të infektuar. Si rrjedhojë, qeveria e Kosovës ka paralajmëruar që të rishikojë masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Duke filluar nga data 30 Korrik të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë nga vendet me risk të lartë të infeksionit, si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, do të vetëizolohen për 7 ditë në shtëpitë e tyre.
Po ashtu, të gjithë shtetasit kosovarë (qytetarët me leje qëndrim dhe ata me leje të përkohshëm) që dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve obligohen të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19 me testin RT-PCR në SARS-COV2, në të kundërtën obligohen të vetëizolohen për 7 ditë.
Po ashtu të gjithë personat që do të vetëizolohen evidentohen në regjistër nga Policia e Kosovës në të gjitha pikat kufitare në territorin e Republikës së Kosovës.
Burimi: "Abc News"
