Çifti i njohur i showbizit, Joe Jonas dhe Sophie Turner janë bërë prindër për herë të parë. Aktorja e "Games of Thrones" ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin Willa.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, ndërsa dyshja kanë preferuar të mos reagojnë. Joe dhe Sophie janë një çift shumë diskret dhe gjithmonë e kanë ruajtur larg vëmendjes së mediave dhe publikut jetën private.

Dyshja u martuan në maj të vitit të kaluar, me një dasmë shumë private në Las Vegas, ndërsa lajmi i shtatzënisë u përhap në shkurt të këtij viti.






