Nga Shqipëria / E Hënë 27 Korrik 2020, 21:09

Do bëjnë namin: Ronela Hajati dhe këngëtari i njohur latin bëhen bashkë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ronela Hajati ka realizuar së fundmi një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory, gjatë së cilës ka zbuluar bashkëpunimin më të ri.

Ronela do bashkëpunojë me këngëtarin e njohur latin, Jay Santos, mirëpo nuk e ka zbuluar datën. "A do të ketë një bashkëpunim me Jay Santos?", i ka shkruar një ndër ndjekësit. "Po...por më vonë", ka konfirmuar këngëtarja.

Kujtojmë se Ronela është përfolur shumë në media, pas ndarjes së saj nga Young Zerka.