Nga Shqipëria / E Hënë 27 Korrik 2020, 20:08

Lajm i mirë për besimtarët myslimanë: Ja si do të zhvillohet këtë vit Kurban Bajrami

Besimtarët Myslimanë festojnë të premten, datë 31 Korrik, Kurban Bajramin. Komuniteti Mysliman Shqiptar ka njoftuar se do të lejohen faljet në xhami, duke respektuar distancën fizike dhe kushtet e tjera higjieno-sanitare, përfshirë dhe mbajtjen e maskave.

Gazeta "Si" ka kontaktuar me zëdhënësin e Komunitetit Mysliman, Agron Hoxha, i cili është shprehur: “Nëpër xhami, pak a shumë si në Bajramin e kaluar. Duke bërë dizinfektimet . Tani të presim se këto ditë do të qartësohet më shumë, por deri më tani vendimi është që të lejohet nëpër xhami.”

Ambientet e xhamive do të dezinfektohen, ndërsa në hyrje do të ketë dezinfektantë për besimtarët.