Besimtarët Myslimanë festojnë të premten, datë 31 Korrik, Kurban Bajramin. Komuniteti Mysliman Shqiptar ka njoftuar se do të lejohen faljet në xhami, duke respektuar distancën fizike dhe kushtet e tjera higjieno-sanitare, përfshirë dhe mbajtjen e maskave.
Gazeta "Si" ka kontaktuar me zëdhënësin e Komunitetit Mysliman, Agron Hoxha, i cili është shprehur: “Nëpër xhami, pak a shumë si në Bajramin e kaluar. Duke bërë dizinfektimet . Tani të presim se këto ditë do të qartësohet më shumë, por deri më tani vendimi është që të lejohet nëpër xhami.”
Ambientet e xhamive do të dezinfektohen, ndërsa në hyrje do të ketë dezinfektantë për besimtarët.
