Nga Shqipëria / E Hënë 27 Korrik 2020, 20:08

Ky shtet lehtëson masat e udhëtimit për shqiptarët në kohë Koronavirusi

Bullgaria ka lehtësuar masat e udhëtimit për qytetarët e disa shteteve. Këto shtete janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja, Kosova, Moldavia dhe Izraeli.

Kushti i vetëm që qytetarët e këtyre shteteve të udhëtojnë në Bullgari është posedimi i një testi negativ për Covid-19. Testet duhet të jenë të 72 orëve të fundit. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë.