Përpos projekteve televizive, Luana Vjollca është e përfshirë dhe në tregun muzikor. Vetëm së shpejti, ajo do sjellë një këngë me këngëtarin latin, Jay Santos.

Bashkëpunimet e Luanës janë mjaft të dëgjuara nga publiku. Këtu përfshihet dhe kënga "M'i dhe flakë mallit tim", në bashkëpunim me Bujar Qamilin, e publikuar para dy vitesh.

Kjo këngë është shumë e pëlqyer nga shqiptarët dhe jo vetëm. Reperi me famë botërore, Snoop Dogg ka hapur një video live dhe fansat e kanë kapur duke dëgjuar bashkëpunimin e Luanës dhe Bujar Qamilit.
View this post on Instagram
Videon nga ky moment e ka publikuar në Instastory dhe Luana e surprizuar.





