Nga Shqipëria / E Hënë 27 Korrik 2020, 17:05

Sa ka ndryshuar: Fifi pozon nga pushimet pas rënies në peshë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi kohët e fundit bëri një ndryshim në pamje duke humbur goxha peshë. Fifi tregoi për "Prive" se i është dashur të binte në peshë për shkak të problemeve shëndetësore.

"Para dy tre vitesh kam thënë që kam probleme me shtyllën kurrizore, kam problem me hernia diskale, prandaj është dashur që unë me heq kilogramë. Ideja është që mua prapë nuk më intereson nëse shëndoshem nesër edhe prapë kam për t'u shëndoshur, thjesht e kam për shëndetin tim", tregoi Fifi.

Këngëtarja sot ka postuar foton e parë nga pushimet, të cilat po i kalon në Ksamil. Fifi shfaqet në super formë dhe ndryshimi është i dukshëm.

Këngëtarja ka marrë komplimenta të shumta nga miqtë e fansat.