Nga Shqipëria / E Hënë 27 Korrik 2020, 17:05

Na kishte munguar: Almeda Abazi i rikthehet televizionit, ku do ta shohim bukuroshen shqiptare

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi u shkëput nga televizioni pas lindjes së djalit të saj, Efehanit. Atë e kemi parë si aktore dhe si prezantuese, e cila është shumë e komentuar si në Shqipëri, ashtu dhe në Turqi.

Fansat i kanë kërkuar prej kohësh t'i rikthehet televizioni dhe siç duket dëshira e tyre do të realizohet. Në një intervistë për gazetarët turkë, Almeda ka treguar se do të rikthehet me një projekt të ri, por pa zbuluar se ku do e shohim.

“Më mungon televizioni, kam një projekt dhe do rikthehem së shpejti”, është shprehur ajo. Kujtojmë se Almeda jeton prej shumë vitesh në Turqi, me të shoqin, aktorin turk Tolgahan Sayisman.