Nga Shqipëria / E Hënë 27 Korrik 2020, 17:05

Lorik Cana feston ditëlindjen dhe urimi i Monikës na i bëri sytë zemra

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana feston sot ditëlindjen. Ai mbush 37-vjeç dhe në ditën e tij të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta plot dashuri.

Bashkëshortja e tij, Monika e ka surprizuar duke i dedikuar fjalët më të ëmbla në Instastory. Ajo ka publikuar një foto të tij, krahas së cilës shkruan: "Urime jetë! I pashëm sa të lë pa frymë, i sinqertë si shumë pak njerëz sot dhe i duruar me njerëzit që do. Familja jote të do shumë! Gëzuar ditëlindjen jeta ime!

Lorik dhe Monika janë njohur në vitin 2011 dhe kanë 6 vite të martuar. Dyshja janë prindër të dy fëmijëve, Bojken dhe Enkelejda.