Nga Shqipëria / E Hënë 27 Korrik 2020, 17:05

Oriola dhe Eros së bashku me pushime, modelja tregon unazën e fejesës

Së fundmi qarkulluan lajme se modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda i kishin dhënë fund lidhjes së tyre për shkak se dyshja nuk ndiqeshin më në rrjete sociale.

Miqtë e tyre treguan për "Panorama Plus" se shkak për krizën në lidhjen e tyre ishte bërë xhelozia. Megjithatë Oriola dhe Erosi kanë lënë të kuptohet se i kanë rregulluar gjërat mes tyre.

Këtë e vërtetojnë edhe postimet e tyre të fundit nga pushimet. Në njërin prej postimeve Oriola është siguruar të tregojë edhe unazën e fejesës pasi dyshja prej kohësh përflitet se e kanë marrë hapin e madh.