Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar, si nga mediat ashtu dhe nga publiku. Dyshja nuk e fshehin më lidhjen e tyre dhe vazhdimisht postojnë në rrjete sociale foto romantike.

Megjithatë në intervista preferojnë ta etiketojnë njëri-tjetrin si "shokë", siç ka bërë së fundmi Jonida. Ajo ishte e ftuar në emisionin "Ora e Tiranës", ku zbuloi detaje të reja nga jeta e saj private.

Si kurrë më parë, Jonida ka folur për marrëdhënien e saj me prindërit e Romeos, vjehrrin dhe vjehrrën e saj. Ajo u shpreh se ka një kimi shumë të mirë me to.
“Me të ëmën e Romeos e kam marrëdhënien shumë të mirë, por nuk quhet vjehrrë. Unë s’kam unazë në gisht. Romeo është shoku im, ajo është mami i Romeos. Kemi një marrëdhënie solide, shumë të mirë. Romeo ka dy prindër të mrekullueshëm, kam një kimi shumë të mirë me ta, i respektoj dhe më respektojnë në një marrëdhënie shumë solide", tha Jonida.







