Nga Shqipëria / E Hënë 27 Korrik 2020, 16:04

E fundit/ 117 raste të reja me koronavirus, 63 vetëm në këtë qytet

Ministria e Shendetesise njofton se ne 24 orët e fundit janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos dhe Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalet "Shefqet Ndroqi" dhe "Infektiv", po trajtohen 114 pacientë, 19 në terapi intensive dhe 3 të intubuar.