
Vajza e etiketuar ndryshe si sozia e Dua Lipës, modelja Hilda Kërtalli është shpallur fituesja e spektaklit "She's on Top", në Top channel. Hilda ka qenë shumë e komentuar për ngjashmërinë me këngëtaren shqiptare me famë botërore, teksa kaloi me sukses tetë javë mes sfidash, sfilatash dhe provash të vendosura nga produksioni i spektaklit.
"Nuk mund t'ju falenderoj mjaftueshëm të gjithëve. Nuk e kam menduar ndonjehere qe do fitoja titullin “she’s on top”. dua te falenderoj publikun qe me ka mbeshtetur sepse ishit ju ata qe me motivuat me shume se te gjithe. Mbi te gjitha ky rrugetim ishte eksperienca me e bukur qe kam kaluar deri me sot dhe s'do ndryshoja asgje", shkruan Hilda në postimin e fundit në Instagram.
“Jam shumë e lumtur që përfundoi me sukses. Falenderoj shumë vajzat, publikun që kanë qenë besnik", tha Argjira Spanca, autore dhe anëtare e jurisë së She’s On Top. Më tej, Argjira na zbuloi se edhe në sezonin e ri te së Diellës do e shohim sërish She’s On Top.