Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjete sociale një video të mjekut të QSUT-së, Klevis Thomai, i cili ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët.
Ai iu ka bërë thirrje të gjithëve që të vendosin maskën dhe të respektojnë distancimin social. Thomai është shprehur se mjekët dhe infermierët nuk mund t'ia dalin dot pa ndihmën e qytetarëve.
”Jam Kevis Thomai mjek në QSUT, dhe ndjej nevojen për t’iu dhënë me një mesazh sensibilizues, sepse bota po përballet aktualisht me një virus mjaft të rrezikshëm dhe vdekjeprurës. Koha të tregohemi të përgjegjshëm. Na ndihmoni ta mundim këtë virus. Vetëm ne mjekët, infermierët, spitalet nuk ia dalim dot. është virus që mundet nga të gjithë bashkë ne. Koha të respektojmë distancimin social, maskën, barriera prej tekstili. Të kemi kujdes në zyra, mos neglizhojmë. Një person mund të ruaje veten, por është e kotë nëse nuk e bëjnë të tjerët. Lufto virusin me të gjithë ne. Të kthehemi sa më shpejt në normalitet dhe të takojmë njerëzit e dashur", thotë ai në video.
