Disa ditë më parë në media qarkulluan lajme se modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda i kishin dhënë fund lidhjes. Dyshja nuk ndiqeshin më në rrjete sociale.

Mirëpo, vetëm pas disa ditësh, Erosi komentoi në një foto të Oriolës, duke treguar se janë pajtuar. (Lexo këtu) Miqtë e tyre kanë treguar për "Panorama Plus" se shkak për krizën në lidhjen e tyre ishte bërë xhelozia.

Sipas tyre këto probleme kishin nisur pas karantinës, duke tensionuar gjërat mes dyshes. Megjithatë Oriola dhe Erosi kanë lënë të kuptohet se i kanë rregulluar gjërat mes tyre dhe dashuria mbetet e paprekur.




