Nga Shqipëria / E Diel 26 Korrik 2020, 17:05

'Nuk flasim', Vesa Luma zihet me Big Bastën dhe zbulon arsyen

Vesa Luma dhe Big Basta janë padyshim një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku shqiptar. Dyshja kanë publikuar shpesh momente pranë njëri-tjetrit në rrjete sociale, ku nuk kanë munguar dhe dedikimet plot dashuri.

Megjithatë sot Vesa ka treguar një anë tjetër të martesës së tyre: "zënkat". Këngëtarja ka zbuluar se është zënë me Big Bastën dhe e kanë ndarë mendjen të mos i flasin njëri-tjetrit gjithë ditën.

Me anë të një postimi në Instagram, Vesa ka treguar se zënka e tyre ka nisur pasi Bastës i janë dashur disa minuta për t'i shkrepur foton e duhur dhe kjo e ka nervozuar.  

“Godite ne shenje burri ..tash nuk folim gjithe diten, jemi bo nervoz, se kemi nejt disa minuta me nxerr foton e duhur ama kaluse...i ka martesa kto peripeci", ka shkruar ajo.