Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka caktuar një mbledhje emergjente pasi vendi raportoi rastin e parë të dyshuar për Covid-19. Agjencia shtetërore e lajmeve në vend të dielën në mëngjes raportoi se personi që dyshohet të jetë i infektuar ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Korenë e Veriut mes qytetit Kaesong më 19 korrik.
Personi në fjalë, sipas raportimeve, dezertoi në Korenë e Jugut, tre vite më parë. Pacienti ishte kontrolluar dhe më pas futur në karantinë bashkë me të gjithë personat me të cilat kishte pasur kontakt në ditët e fundit.
Kim Jong Un ka vendosur masa izolimi për rajonet rreth Kaesong-ut dhe deklaroi gjendjen e emergjencës në një nga zonat.
