Kanye West ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave gjatë këtyre ditëve me deklaratat e tij mbi Kim Kardashian dhe nënën e saj, Kris Jenner. Kanye, i cili po kandidon për President të SHBA -ve, deklaroi se Kim u përpoq që ta mbyllte në spital psikiatrik.
Më pas Kanye akuzoi vjehrrënvse pas s përndarjes së videos intime të Kim Kardashian, fshihej vetë nëna e saj. Reperi shprehej se kishte bërë të pamundurën që Kimit të mos i duhet të shesë ate video. Sipas tij edhe dalja e Kim Kardashian në revistën PlayBoy, ishte vepër e Kris Jenner.
Në hapjen e fushatës presidenciale, Kanye beri nje tjeter deklarate tronditese. Reperi tregoi se ai dhe Kim kanë menduar të abortojnë vajzën e tyre të parë, North, e cila tani është 7 vjeçe. “Unë desh vrava vajzën time”, u shpreh ai duke qarë.
Se fundmi ai ka shkruar ne Twitter se ka dashur ta divorcojë Kimin që kur ajo u takua me ish-in e Nicky Minaj, Meek Mill.
Pas gjithë kësaj që ndodhi, burime pranë dyshes treguan se reperi as nuk dëshironte ta takonte bashkëshorten e tij, por duket se ujërat janë qetësuar. Në postimin e fundit në Twitter, Kanye i ka kërkuar falje publike Kim-it dhe e pranoi se e ka lënduar.
“Dua t’i kërkoj falje gruas time Kim që e bëra publike diçka që ishte private. Unë nuk e ‘mbulova’ siç ajo më ka ‘mbuluar’. Dua t’i them Kim-it e di që të kam lënduar! Të lutem më fal! Faleminderit që je gjithmonë aty për mua!”- ka shkruar Kanye, i cili gjithashtu ka fshirë deklaratat e publikuara më herët në llogarinë e tij në Twitter.

