Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Korrik 2020, 19:07

Baba për herë të dytë, Erion Isai tregon barkun e rrumbullakosur të bashkëshortes me foton familjare

Erion Isai së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë. Kryetari i Bashkisë së Kolonjës dhe bashkeshortja e tij do te behen serish me nje vajze.

Diten e sotme Isai ka ndarë një foto familjare ku shfaqet me bashkëshorten shtatzënë dhe vajzën e vogël, Ajlin e cila ka mbështetur kokën në barkun e nënës. 

Në një komunikim për emisionin "Rreze dielli', Erioni ka treguar se është shumë i lumtur që do të bëhet sërish me vajzë.

"Megjithë pritshmëritë tona që Ajri do të bëhet me vëlla, jo! Do të bëhet me një motër. Përsa i përket emrit, jemi duke e menduar. Jam më i lumturi në botë që do bëhem sërish me vajzë. Nuk jam si ata që duan patjetër djalë. Jam i bekuar që kam vajzë dhe do bëhem edhe me një tjetër", tha Isai.