Pas ardhjes në jetë të Emit, jeta e Jonidës dhe Besnikut kanë ndryshuar. Çifti po i kalojnë plot emocion e dashuri ditët me princeshën e tyre, e cila erdhi në jetë muajin e kaluar.

Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar as fotot në rrjete sociale e sidomos nga Jonida e cila është shumë aktive.

Së fundmi aktorja ka publikuar një foto në Instastory ku shfaqet duke shijuar një gotë verë me Besnikun dhe tregon se kjo është rutina e tyre pasi Emin e zë gjumi.

"Kur të voglën e zë gjumi, mami dhe babi bëjnë një gëzuar për shëndetin e saj", shkruan Jonida.
